Qeveria e Katalonjës sulmon Realin

Futboll

Qeveria e Katalonjës sulmon Realin

Më: 18 prill 2023 Në ora: 15:22
Logo e Realit

Real Madrid dhe Barcelona kanë nisur një luftë mediatike gjatë ditëve të fundit.

Pas akuzave se Barcelona ka paguar arbitrat, Joan Laporta u shpreh se është Reali klubi më i favorizuar, ndërkohë që nuk ka vonuar edhe reagimi i madrilenëve, duke iu kujtuar katalanasve kohën e regjimit të Frankos.

Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, Real Madrid i është rikthyer pas historisë, megjithatë qeveria katalanase është prekur nga kjo gjë.

Nëpërmjet zëdhënëses të shtypit, Patricia Plaja, qeveria ka kërkuar që të fshihet videoja sepse po ofendohet një popull.

“Videoja që ka publikuar Real Madrid është një manipulim shumë i vrazhdë dhe totalisht një lajm i rremë.

Është e papërgjegjshme dhe një ofendim e fyerje e madhe për mijëra njerëz, të cilët kanë vuajtur nën regjimin e Frankos, përfshirë edhe klubin e Barcelonës dhe presidentin e asaj kohe, Josep Sunol.

Do të ishte më mirë që ajo video të fshihet dhe të kërkohet falje”, u shpreh zëdhënësja Plaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat