Liga e Kampionëve, sot mësohen dy gjysmëfinalistët e fundit

Futboll

Liga e Kampionëve, sot mësohen dy gjysmëfinalistët e fundit

Më: 19 prill 2023 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Liga e Kampionëve vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të fazës çerekfinale, ku edhe do të mësojmë dy skuadrat të cilat sigurojnë biletat e fundit drejt gjysmëfinales.

Të dy përballjet do të zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ku e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Allianz Arena” ku do të luhet derbi mes Bayern Munichut dhe Manchester Cityt.

Kampioni anglez veçse është me një këmbë në gjysmëfinale pasi që në ndeshjen e parë e mposhti Bayernin me rezultat bindës 3:0, por që gjiganti gjerman do të tentojë ta përmbysë këtë epërsi me çdo kusht, andaj pritet që kjo përballje të jetë tejet interesante.

Po ashtu, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër tejet interesante mes Interit dhe skuadrës së Benficas.

“Nerazzurët” konsiderohen favorit për të kaluar tutje pasi që kanë epërsi prej dy golave nga ndeshja e parë, të cilën e fituan si mysafirë në Portugali.

Ndeshjet e sotme:

21:00 Bayern Munich – Manchester City (Stadiumi Allianz Arena)

21:00 Inter – Benfica (Stadiumi Giuesppe Meazza)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat