Leipzigu detyrohet t’i vendosë çmimin Dani Olmos

Futboll

Leipzigu detyrohet t’i vendosë çmimin Dani Olmos

Më: 19 prill 2023 Në ora: 14:26
Dani Olmo

Dani Olmo mund të jetë një emrat më të lakuar të merkatos së verës.

Në kontratë me Leipzigun deri më 30 qershor 2024, spanjolli pëlqehet nga shumë skuadra në Evropë.

Midis tyre janë dy ekipet nga Manchesteri, United dhe City, Bayerni, Reali dhe Barcelona.

Në një takim jozyrtar, që u zhvillua mes anëtarëve të stafit të Barçës, përfshirë vetë Xavi Hernandezin, dhe njerëzve më të afërt të sulmuesit, iu kërkua që të mos rinovojë me skuadrën gjermane me qëllim për ta transferuar në “Camp Nou” si lojtar të lirë në vitin 2024.

Synimi i Leipzigut është pikërisht të zgjasë kontratën me Olmon, i cili zbarkoi në Gjermani në janar 2021 nga Dinamo e Zagrebit.

Sipas “Sky Sport” Gjermani, “Demat” do t’i bëjnë një ofertë të fundit me një përmirësim të konsiderueshëm të pagës.

Në rast refuzimi, klubi gjerman do të pranonte ta linte të largohej këtë verë për afër 30 milionë euro.

Pa dyshim, largimi i Olmos do të ishte një goditje e rëndë për një ekip si Leipzigu, i cili tashmë e di se dy nga “yjet” e tij do të largohen sapo të përfundojë sezoni: golashënuesi më i mirë, Christopher Nkunku, do t’i bashkohet projektit të Todd Boehly-t te Chelsea, ndërsa Konrad Laimer do të nënshkruajë për Bayernin kur kontrata e tij të përfundojë më 30 qershor.

Që nga mbërritja e tij te Leipzigu, Dani Olmo ka luajtur 116 ndeshje zyrtare në tri sezone e gjysmë, duke shënuar 20 gola dhe dhënë 24 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat