Mourinho: Dua 67 mijë në “Olimpico”, për Dybalan vendosim

Futboll

Mourinho: Dua 67 mijë në “Olimpico”, për Dybalan vendosim

Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:15
Mourinho

Në prag të ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të Europa League kundër Feyenoordit, José Mourinho kërkon që ekipi i tij të ruajë qetësinë.

“Special one”, ndër të tjera, u bën një apel tifozëve verdhekuq.

“Ne jemi të qetë. Është një ndeshje që duhet ta luajmë në mënyrën e duhur.

Kemi marrë rezultat negativ në ndeshjen e parë, por gjithçka është e hapur.

Dhe është edhe një stadium gati për të luajtur me ne. Dua 67 000 spektatorë dhe lojtarë në krahun tonë.

Ose do ta fitojmë dhe do të vazhdojmë, ose do të shkojmë në shtëpi të lodhur dhe të trishtuar duke ditur se kemi dhënë gjithçka në fushë”.

Në lidhje me gjendjen e Paulo Dybalas, Mourinho sqaroi:

“Dybala? Nuk e di, deri më tani është stërvitur me intensitet të ulët.

Vetëm nesër në mëngjes do ta kuptojmë nëse ai mund të luajë, të shkojë në stol, të fillojë si titullar apo nuk do të jetë në dispozicion”.

Nëse argjentinasi është në dyshim, për Abrahamin Mourinho flet me siguri të plotë.

“Abraham është gjithmonë mirë.

Është një djalë që gjithmonë duket i lumtur, shumë pozitiv brenda grupit.

E shoh gjithmonë mirë nga pikëpamja njerëzore, pastaj shënon ose jo është çështje tjetër”.

Trajneri luzitan kishte një koment edhe për rolin e Belottit nga tani deri në fund të sezonit te Roma:

“Roli i Belottit është si i të gjithë lojtarëve tanë.

Më kujtohet se çfarë ndodhi pas ndeshjes kundër Torinos. I shpjegova pse nuk e aktivizova dhe përgjigja e tij ishte: “Nuk më intereson, e rëndësishme është të fitosh”. Ky është Belotti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat