Bylis fiton sfidën e mbijetesës

Futboll

Bylis fiton sfidën e mbijetesës

Më: 19 prill 2023 Në ora: 18:18
Pamje nga ndeshja

Bylisi fiton ndeshjen e drejtpërdrejtë për luftën për mbijetesë ndaj Kastriotit.

Në ndeshjen e prapambetur të ”Abissnet Superiore” të zhvilluar në Elbasan Arena, skuadra mallakastriote triumfoi me shifrat 2-0 falë dy golave të shënuar në pjesën e parë.

Sfida nisi menjëherë në malore për krutanët, që vetëm 7 minuta pas startit të sfidës mbetën në inferioritet numerik për shkak të kartonit të kuq të Kodrës, të akorduar pas monitorimit në sistemin VAR.

Të inkurajuar pas këtij vendimi, Bylisi mori në kontroll takimin dhe në minutën e 16′ kaloi përpara me anë të golit të Luis Kaçorrit, që shfrytëzoi mirë krosimin e Zguros dhe e ndali saktësisht me kokë në fundin e rrjetës.

Si për të përkeqësuar situatën e Kastriotit mendoi Onanuna në minutën e 36′ që ndërhyri gabimisht brenda zonës dhe kryesori Andi Koçi e vlerësoi si një 11-metërsh.

Nga pika e bardhë e penalltisë Joalisson u tregua i saktë dhe coi skuadrën e tij në pushimin e pjesës së parë me një avantazh prej dy golash.

Në pjesën e dytë, tentativat e Kastriotit Kastriotit për t’u rikthyer në lojë ishin të dëshpëruara me një lojtar më pak, e si rrjedhojë Bylisi ruajti epërsinë 2-0, për të marrë kështu tri pikë të arta për luftën për mbijetesë.

Me këtë humbje, Kastrioti merr një tjetër goditje sa i takon shpresave për qëndrimin në Superiore, teksa mbetet në vendin e fundit me 28 pikë.

Nga ana tjetër, Bylisi qëndron sërish në vendin e parafundit në renditje por në kuotën e 33 pikëve, vetëm 2 pikë larg Teutës së play-out-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat