Kahn: Gjithçka është e mundur

Futboll

Kahn: Gjithçka është e mundur

Më: 19 prill 2023 Në ora: 18:49
Kahn

Bayern Munich e Manchester City do të zhvillojnë mbrëmjen e sotme “aktin e dytë” të çerek-finales të UEFA Champions League, me ndeshjen e parë në “Etihad Stadium” të triumfuar nga “qytetarët” e Pep Guardiolas me rezultatin e thellë 3 me 0.

Ndër miliona tifozët që presin përmbysjen “bavareze” është dhe legjenda e portës Bayern, Oliver Kahn, i cili me një postim në profilin e tij zyrtar në “Twitter” u kujton djemve të Tuchel se gjithçka është e mundur në “Allianz Arena”.

“Mos u dorëzoni kurrë!

Detyra nuk mund të jetë më e vështirë, por së bashku mund të bëjmë gjithçka të mundur në Allianz Arena”,- shkruan Kahn në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat