Një tjetër fitore e çmendur për shqiptarin dhe klubin e madh turk 

Futboll

Një tjetër fitore e çmendur për shqiptarin dhe klubin e madh turk 

Nga: K. Goca Më: 19 prill 2023 Në ora: 22:03
Ezgian Alioski

Shqiptari Ezgian Alioski dhe skuadra e tij, Fenerbahce, e kthyen sërish rezultatin në një ndeshje të çmendur, pasi triumfuan në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj Basaksehir-it, në takimin e javës së 30-të të Superligës turke.

Fenerbahce mbetet në hap për titull, duke shpresuar se mund të arrijë Galatasaray-n.

Vendasit kaluan në epërsi (1:0) në minutën e 30-të me anë të Aleksiqit. 

Rezultatin 1:1 e ka barazuar Joao Pedro në minutën e 88-të, dhe për 1:2 ishte vepër e të njëjtit lojtar në minutën e 90+3. 

Alioski ishte në stol, ndërsa u paraqit në fushë në fillim të pjesës së dytë dhe festuan fitoren.

Galatasaray kryeson me 69 pikë, ka 6 më shumë se Fenerbahce dhe Basaksehir renditet në pozitën e 6-të me 45 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat