Drogba: PSG nuk është klub i duhur për Osimhen

Futboll

Drogba: PSG nuk është klub i duhur për Osimhen

Më: 20 prill 2023 Në ora: 15:32
Osimhen e Drogba

Legjenda e Chelsea-s Didier Drogba mendon se PSG nuk është klub i duhur për Victor Osimhen.

Ylli i Napolit është i lidhur me transferimin tek gjiganti francez.

PSG është duke kërkuar zëvendësuesin e Lionel Messit dhe nigeriani nga parisienët shihet pasues i denjë për asin argjentinas.

Megjithatë, Drogba mendon se do të ishte një lëvizje e gabuar për sulmuesin shtatlartë dhe të fuqishëm.

“Nëse ai është me të vërtetë është në sytë e një klubi si PSG, kjo tregon kualitetin që ka ai dhe formën e mirë që po kalon”, tha ish-sulmuesi i Chelsea-s.

“Por, PSG nuk është klubi i duhur për të”, ka theksuar ish-reprezentuesi i Bregut të Fildishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat