Bayerni gjen fajtorin për dështimin

Futboll

Bayerni gjen fajtorin për dështimin

Më: 20 prill 2023 Në ora: 17:20
Bayerni

Bayerni, si një kështjellë prej rëre. Në më pak se një muaj, skuadra e Mynihut ka shpërdoruar projektin e nisur nga Julian Nagelsmann.

Tani me Thomas Tuchel në krye, skuadra bavarezë, që pretendonte triumfin e trefishtë (u eliminua nga Kupa e Gjermanisë dhe Championsi), i mbetet si synim vetëm titulli i Bundesligës.

Një fatkeqësi që mund të marrë një tjetër viktimë të shquar në orët e ardhshme.

Sipas Jan Aage Fjörtoft, ish-futbollist dhe kolumnist aktual i “Bild”, shkarkimi i legjendarit Oliver Kahn (drejtor i përgjithshëm i Bayernit) është çështje kohe. Jan Aage Fjörtoft guxon të japë edhe emrin e pasuesit hipotetik të portierit legjendar: Phillip Lahm, drejtor i përgjithshëm aktual i Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.

Në fillim Nagelsmann, tani Kahn…

Përveç Tuchelit, me kontratë deri në vitin 2025 dhe tek i cili kanë besim të verbër në Mynih, i vetmi që duket i sigurt brenda Bayernit është boshnjaku Hasan Salihamidzic, drejtor sportiv dhe njeriu i fortë i Uli Hoenessit, president nderi i klubit bavarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat