Drita - Prishtina, derbi i Superligës

Futboll

Drita - Prishtina, derbi i Superligës

Më: 21 prill 2023 Në ora: 11:29
Pamje nga një ndeshje

Të shtunën e të dielën do të zhvillohet xhiroja e 30-të e Superligës në futboll.

Ndeshja kryesore e javës zhvillohet mes Dritës e Prishtinës, ditën e shtunën.

Në këtë përballje të kaltrit nga Gjilani hyjnë pas dy barazimeve rresht, derisa kryeqytetasit kanë tri fitore në katër sfidat e fundit.

Sa i përket renditjes, Drita është e dyta me 57 pikë, një më pak se lideri, e plot 16 pikë më shumë se Prishtina që është e katërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat