Immobile befason me letrën për shoferin e tramvajit

Futboll

Immobile befason me letrën për shoferin e tramvajit

Më: 21 prill 2023 Në ora: 12:09
Pamje nga aksidenti

Menjëherë pas përplasjes, të dy ishin shqetësuar për kushtet shëndetësore të njëri-tjetrit. Ciro Immobile i dërgoi gjithashtu një telegram, duke i uruar shërim të shpejtë shoferit 43-vjeçar të tramvajit 19, me të cilin u përplas të dielën e 16 prillit në Romë, në “Piazza delle Cinque Giornate” teksa ishte në bordin e “Land Rover Defender”, së bashku me dy vajzat e tij.

“Shpresoj që sa më shpejt ajo që ndodhi të bëhet një kujtim i keq për të gjithë ne.

Shpresoj të jeni mirë dhe të uroj shërim sa më të shpejtë. Një përqafim, Ciro Immobile”, – thuhet në tekstin e telegramit.

Avokati i futbollistit të Lazios, Erdis Doraci raportoi se menjëherë pas përplasjes, punonjësi i Atac, teksa po transportohej me ambulancë, kishte pyetur se si ishin vajzat, ndërsa vetë Immobile kishte pyetur për shoferin gjatë shtrimit në poliklinikën “Gemelli”.

Shoferi i tramvajit raportoi një prognozë shtatë-ditore spitalore, ndërsa kapiteni i Lazios pësoi një frakturë të brinjës XI të djathtë dhe një traumë me shtrembërim në shtyllën kurrizore.

Të plagosurit e tjerë janë pasagjerët e tramvajit, pesë prej të cilëve u mjekuan në vendngjarje dhe dy të tjerët u shtruan në spital me kodin e verdhë.

Ndërkohë vijon puna e policisë vendore për rindërtimin e saktë të dinamikës së aksidentit.

Si Immobile, ashtu edhe shoferi i tramvajit thanë se kaluan me dritën jeshile.

Policia dhe agjencia e lëvizshmërisë kryeqytetase thanë dhe përsëritën se sistemi i semaforëve po funksiononte mirë në momentin e përplasjes, pavarësisht kompleksitetit të kryqëzimit.

Vlerësohen dëshmitë e tre personave që nuk janë marrë në vend, por që janë paraqitur në polici dy ditë pas aksidentit. Me deklarata, të përcaktuara si të barabarta, ata thanë se tramvaji po lëvizte me semafor të kuq.

“Si pjesë e jona, – sqaroi avokati Doraci, – nuk kemi nxjerrë asnjë dëshmitar.

Do të presim dokumentet e policisë lokale dhe do të përdorim vetëm dëshmitë e dëshmitarëve okularë, të personave që ndodheshin në vendngjarje”.

Avokati shpjegoi gjithashtu se lëndimet e marra nga të gjithë në përplasje janë të përputhshme me shpejtësinë e makinës brenda kufijve të përcaktuar, pra 50 km/h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat