Skuadra shqiptare luan pa shikues kundër Vardarit të Shkupit, kjo është arsyeja

Futboll

Skuadra shqiptare luan pa shikues kundër Vardarit të Shkupit, kjo është arsyeja

Nga: K. Goca Më: 21 prill 2023 Në ora: 15:10
Voska Sport

Të gjithë janë në pritje të derbit të madh, mes skuadrës shqiptare Voska Sport dhe Vardarit të Shkupit.

Ky është derbi pothuajse i sezonit, pasi që të dy ekipet luftojnë për pozitën e parë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.

Çfarë thuhet nga Voska Sport?

“Njoftojmë të gjithë tifozët e futbollit, e në veçanti ata të FC  Voska Sport, se derbi ndeshja e javës së 25-të kundër Vardarit do të zhvillohet pa praninë e publikut. 

Një vendim i tillë u morë për shkak sigurisë dhe mbarëvajtjes së ndeshjes, e cila nga policia e qytetit tonë ishte shpallur e rrezikut të lartë. 

Pikërisht për të mos rrezikuar asnjë njeri dhe mbi të gjitha për të mos rrezikuar futbollin, si ekip vendosëm që të njëjtën ta luajmë pa tifoz. 

Në ndeshjen që do të zhvillohet (me 23 prill, 16.00) në stadiumin ‘Burimet e Biljanës’, të pranishëm do të jenë vetëm nga 10 persona, nga ana e të dyja skuadrave. 

Si FC  Voska Sport neve do të marrim të gjitha masat e sigurisë për zhvillimin e këtij takimi, i cili shpresojmë të prodhojë një lojë korrekte”, thuhet nga FC Voska Sport.

Voska kryeson me 59 pikë, ka 3 më shumë se Vardari dhe 4 se Gostivari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat