Ancelotti: Gjysmëfinalja kundër Manchester City nuk ka favoritë

Futboll

Ancelotti: Gjysmëfinalja kundër Manchester City nuk ka favoritë

Më: 21 prill 2023 Në ora: 15:44
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Celta Vigos.

Me këtë rast u ndal edhe te gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City:

“Ata kanë ndryshuar pak stil loje, por janë ende shumë të fortë.

Manchester City ka më shumë individualitete, por edhe një sulmues që shënon bollëk golash.

Ata nuk kanë ndryshuar plotësisht stil të luajturi, por kanë një sulmues aq të fortë sa ndryshojnë manovrën sulmuese.

Skuadra e Guardiolës mund të luajë me posedim ose në tranzicion pa probleme.

Ne do të përpiqemi të jemi më të mirë se ata. Jemi shumë afër finales, nuk e di cili është favorit. Në këtë përballje gjithçka është shumë e ekuilibruar, të presim e të shohim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat