Ancelotti vlerëson Cityin

Futboll

Ancelotti vlerëson Cityin

Më: 21 prill 2023 Në ora: 18:45
Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Celta Vigos dhe nuk la pa përmendur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

“Ata kanë ndryshuar pak, por janë ende shumë të fortë dhe kanë më shumë individualitete, me një sulmues si Haaland që shënon shumë gola.

Ata nuk kanë ndryshuar plotësisht stil, kanë një sulmues aq të fortë sa ndryshon mënyra e depërtimit në ofensivë.

Ne do të përpiqemi të jemi më të mirë se ata.

Jemi shumë afër finales, nuk e di nëse janë favoritë, gjithçka është shumë e ekuilibruar. Të shohim” - deklaroi Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat