PSG ofron 80 milionë euro për portierin e Milanit

Futboll

PSG ofron 80 milionë euro për portierin e Milanit

Më: 21 prill 2023 Në ora: 19:46
Maignan

Kampioni francez Paris Saint-Germain po përgatit një rikonstruksion të madh në afatin kalimtar të verës. “Shenjtorët” janë të interesuar edhe për portierin e Milanit, Mike Maignan.

Drejtuesit e klubit francez janë gati të paguajnë 80 milionë euro për të sjellë portierin e “Rossonerëve” në Paris.

Mike Maignan është produkt i akademisë së të rinjve të PSG-së, por u shit te Lille për vetëm një milion euro pa luajtur asnjë minutë për ekipin e parë.

 Kjo ndodhi në vitin 2015, kur portieri ishte 20 vjeç.

Tani PSG dëshiron ta rikthejë atë në radhët e veta, por nuk do të jetë një detyrë e lehtë pasi portieri 27-vjeçar ka nisur negociatat për të rinovuar kontratën me Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat