Kapiteni Paçarada asiston po nuk ia del në derbin e çmendur të Hamburgut 

Futboll

Kapiteni Paçarada asiston po nuk ia del në derbin e çmendur të Hamburgut 

Nga: K. Goca Më: 21 prill 2023 Në ora: 23:46
Leart Paçarada në veprim gjatë ndeshjes

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, ka treguar lojë të mirë me ekipin e tij, St. Pauli, por nuk ia dolën në cilësinë e mysafirit, në derbin e qytetit, në derbin e çmendur të Hamburgut, duke pësuar humbje me rezultat 4:3 nga Hamburgu.

Paçarada ka asistuar në golin e dytë pikërisht në minutën e 71-të. 

Kapiteni Paçarada u paraqit titullar por fati sportiv nuk ishte në anën e tyre.

Për Hamburgun shënuan David (44'), Jatta (48'), Hayer (52') e Mediç (78'-autrogol) dhe për St. Paulin realizuan Saliakas (36'), Saad (71') e Irving (79'). 

Paçarada u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 48-të.

Pas javës së 29-të në Bundesliga II, Hamburgu renditet në vend të dytë me 56 pikë dhe St. Pauli në të pestin me 47 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat