Rikthime të rëndësishme për shkodranët

Futboll

Rikthime të rëndësishme për shkodranët

Më: 22 prill 2023 Në ora: 11:46
Vllaznia

Vllaznisë i rikthehen sot dy titullarët që munguan në ndeshjen ndaj Kukësit për shkak kartonësh.

Bëhet fjalë për kapitenin Erdenis Gurishta dhe mbrojtësin e majtë, Esin Hakaj, të cilët kompletojnë repartin e prapavijës për duelin me Tiranën.

Trajneri Goce Sedloski ka lënë gjithçka për stërvitjen e fundit sa i përket zbulimit të formacionit, që pritet të jetë thuajse i njëjtë me dy ndeshjet e kaluara, por me ndryshimin që mbrojtja do të lëvizë pas rikthimeve të Gurishtës dhe Hakajt.

Në stol do të ulen Smajli dhe Shehi, që e nisën titullarë ndaj Kukësit. Sa i përket mesfushës, konfirmohet treshja tashmë e stabilizuar me Jonuzin, Boshnjakun dhe Markun.

Edhe sulmi është rikonfirmuar me Çobën dhe Latifin nga krahët, të cilët mbështesin Balajn në majë. Në ndeshjen e tij të tretë në drejtimin e kuqebluve, Sedloski pret një tjetër fitore, ketë herë ndaj Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat