Messi në pritje të vendimit të UEFA-s

Futboll

Messi në pritje të vendimit të UEFA-s

Më: 22 prill 2023 Në ora: 12:37
Messi

Kthimi i mundshëm i Lionel Messit në Barcelonë këtë verë po pritet me padurim nga tifozët e klubit dhe jo vetëm, teksa duket se ka optimizëm në rritje se një marrëveshje mund të arrihet në javët e ardhshme.

Kontrata e argjentinasit me Paris Saint-Germainin skadon në fund të sezonit dhe pavarësisht vullnetit të zyrtarëve të klubit, një rinovim duket të jetë shumë i pamundur në këtë fazë.

Kjo mund t’i lejojë Barcelonës të hyjë dhe të nënshkruajë me Messin si lojtar të lirë.

Megjithatë, një marrëveshje besohet të jetë ende larg.

Sipas “Mundo Deportivo”, 35-vjeçari po “frenon” idenë për t’u bashkuar me Barcelonën për momentin, pasi ai pret për rezultatin e hetimeve për rastin e Negreira.

Nëse Barça shpallet fajtore nga UEFA, klubi do të mund të përballej me dënime të rënda, si përjashtim nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, gjë që do ta bënte edhe më të pamundur rikthimin e Messit në “Camp Nou”.

Barcelona pritet të informohet nga UEFA për vendimin hetimeve më së voni deri në mes të qershorit dhe pasi nuk presin asnjë ndëshkim, pikërisht nga ky moment do të shpresojnë të sigurojnë nënshkrimin e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat