“Klasikja” e futbollit shqiptar

Futboll

“Klasikja” e futbollit shqiptar

Më: 22 prill 2023 Në ora: 12:56
Stadiumi i Vllaznisë

“Klasikja” e futbollit shqiptar midis Vllaznisë dhe Tiranës pritet të ndezë javën e 30-të të Superiores.

Klubi shkodran, disa orë përpara startit të ndeshjes, bëri një lajmërim për tifozët në rrjetet sociale.

Kuqeblutë njoftuan se dyert e stadiumit do të hapeshin dy orë përpara startit të takimit, për shkak se rrugët kryesore pritet të bllokohen nga policia.

"Në kuadrin e masave të shtuara që janë ndërmarrë nga policia e shtetit për ndeshjen e sotme Vllaznia- Tirana, që konsistojnë në bllokimin e rrugëve kryesore, kontrollet e shtuara nga grupet e sigurisë për mbarëvajtjen e ndeshje, bëjmë të ditur se për të eliminuar dyndjet e tifozëve, ju bëjmë me dije se dyert e stadiumit "Loro Boriçi" do të hapen dy orë përpara fillimit të ndeshjes, pra duke nisur nga ora 16.00", njofton FC Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat