Sokoli me kritika

Futboll

Sokoli me kritika

Më: 22 prill 2023 Në ora: 19:36
Sokoli me kritika

Bylbyl Sokoli, trajneri i skuadrës së Malishevës, shprehet i kënaqur me fitoren 2:1 ndaj Ferizajt, por ka dhënë vërejtje të shumta për lojtarët e tij.

Në një prononcim pas ndeshjes, Sokoli theksoi se pas shënimit të golit, ekipi i tij nuk tregoi shumë guxim në aspektin psikologjik për ta dënuar kundërshtarin.

“Me vazhdimin e ndeshjes, lojtarët nuk treguan shumë guxim në aspektin psikologjik për ta dënuar kundërshtarin. Nuk e di penalltia e anuluar a ishte pozitë jashtë loje. Është shumë vështirë të jetë pozitë jashtë loje, por përmes VAR-it u vendos ashtu”.

“Profa” gjithashtu u shpreh se ishte i zhgënjyer me qasjen e futbollistëve të tij në pjesën e dytë të ndeshjes, duke theksuar se kishte munguar guximi për të dënuar kundërshtarin.

“Në pjesën e dytë isha i zhgënjyer me qasjen e futbollistëve tanë.

Jo për angazhim, por për guximin në fushë kur ekipi ka një lojtar më shumë në fushë.

Mbetja në ligë kërkon shumë sakrifica, shumë vetëmohim, shumë gjakftohtësi, lojtarë luftarakë në fushë. Këto në momente na kanë munguar”, shtoi Sokoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat