Torino ndal Lazion, super dhuratë për Juventusin

Futboll

Torino ndal Lazion, super dhuratë për Juventusin

Më: 22 prill 2023 Në ora: 23:04
Torino

Ndalet vrapi i Lazio-s. Bardhekaltrit kanë pësuar një humbje të papritur në shtëpi kundër Torino-s në javën e 31-të të kampionatit italian.

Skuadra e Juric ka fituar në Olimpico me rezultatin 1-0. Në një ndeshje që ka dhuruar pak emocione dhe që ka qenë shumë e luftuar ka qenë Ilic (43′) që ka gjunjëzuar bardhekaltrit edhe falë një gabimi të Provedel.

Falë kësaj fitoreje, Torino është ngjitur në vendin e dhjetë të renditjes dhe Lazio nuk ka arritur të përforcojë vendin e dytë në renditje dhe t’i afrohet akoma më shumë Napoli-n.

Bardhezinjtë e Allegri-t tani kanë një mundësi të parakalojnë Lazio-n dhe të marrin vendin e dytë në rast se do të arrijnë të marrin tri pikët kundër Napoli-t të dielën në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat