Peja në finale

Futboll

Peja në finale

Më: 22 prill 2023 Në ora: 23:10
Pamje nga një ndeshje

Peja është skuadra e parë që është kualifikuar në finale të “Play-off”-it.

Pejanët në ndeshjen e katërt gjysmëfinale kanë mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 90:100 (13:30, 19:20, 38:25, 20:25). Peja me serinë 3:1 u kualifikua në finale.

Mysafirët e nisën për mrekulli ndeshjen, me epërsi të dyfishtë 9:18, dhe më pas vetëm sa e ngritën epërsinë, duke e fituar çerekun e parë 13:30.

Periudha e dytë ishte më e niveluar, ku vendasit tentonin rikthimin, ndërsa mysafirët ta shtonin epërsinë, kurse pjesa e parë përfundon 32:50.

Pejanët në periodën e tretë kishin epërsinë më të lartë, 22 pikë, pranë shifrave 32:54 dhe 45:67, por kampionët nuk dorëzohen dhe u rikthyen fuqishëm për të afruar rezultatin në 70:75, sa ishte rezultati pranë 30 minutash lojë.

Rezultati u ngushtua edhe më shumë në fillim të çerekut të fundit, 73:75, megjithatë vendasit nuk arritën të bëjnë më shumë, ndërsa lojën e menaxhuan mirë pejanët që fituan në fund 90:100.

Te Ylli u dalluan Bashir Ahmed me 21 pikë e 13 kërcime dhe Gëzim Morina me 20 pikë, kurse te Peja u dalluan Brad Waldow me 17 pikë e 13 kërcime dhe Arian Qallaku me 22 pikë e gjashtë kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat