Partizani humb mesfushorin

Futboll

Partizani humb mesfushorin

Më: 23 prill 2023 Në ora: 13:30
Pamje nga një ndeshje

Në orën 18:00, Partizani do të presë në kryeqytet skuadrën e Bylisit.

Të dyja skuadrat vijnë me mungesa dhe ndryshime në formacion, ku janë në kërkim të fitores.

Partizani zhvilloi dje stërvitjen e fundit para ndeshjes së sotme në orën ndaj Bylisit, e vlefshme për javën e 30-të të Superiores.

Kolela nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion në krahasim me sfidën ndaj Laçit. Klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat. Çmimi në tribunën përballë është 300 lekë të rinj, ndërsa në atë kryesore kushton 1 mijë lekë të Rreshtimi vjetër. Maget, Selmani dhe Sembene mungojnë.

Bylisi pritet që të luajë me ndryshime në 11-she ndaj të kuqve, kjo edhe si rrjedhojë e mungesave.

Trajneri Naxhi Shensoi ka menduar për të hedhur në fushë më të mirët që ka në dispozicion. Ballshiotët kanë pësuar ndryshime nga mbrojtja në sulm, ku dy titullarët e ndeshjes së fundit me krutanët, Adili në mbrojtje dhe Ruçi në mesfushë, nuk do të jenë për shkak të pezullimit, e po ashtu edhe në sulm nuk do të jetë Qardaku.

Mallakastriotët do të kërkojnë ecurinë pozitive ashtu siç kanë bërë në javët e fundit, në shtëpi dhe transfertë.

Gjithsesi, do të jetë trajneri Naxhi Shensoi ai që do të vendosë vetëm për lojtarët që do të hedhë në fushë ndaj Partizanit. Me shumë gjasa, Bylisi do të hedhë në fushë 11- shen e mësipërme për të synuar pikët e plota ndaj “demave”.

Bylisi i ka humbur tri sfidat e shkuara të këtij sezoni ndaj Partizanit.

Formacionet e mundshme:

PARTIZANI: Rexhepi; Hadroj, Telushi (Preka), Sota, Atanaskoski; Rrapaj, Matondo, Murataj; Da Silva, Mba, Cara;
Trajner: Xhovani Kolela

BYLIS: Teqja; Trumçi, Damçevski, Zguro, Loran; Maçolli, Eskuerdinja; Zho Santos Lajthia; Kaçorri, Danladi;
Trajner: Naxhi Shensoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat