Rrahmanin nuk e ndal dëmtimi

Futboll

Rrahmanin nuk e ndal dëmtimi

Më: 23 prill 2023 Në ora: 13:55
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani doli i dëmtuar në ndehsjen e kthimit në Ligën e Kampioneve ndaj Milanit.

Mbrojtësi shqiptar mori një goditje duke lënë fushën e lojës dhe u duk sikur do të mungonte disa javë, por gjërat kanë shkuar mirë për të.

Ditën e djeshme Rrahmani është stërvitur me pjesën tjetër të grupit, duke mos u veçuar.

Kjo ka bërë që trajneri Spaleti ta grumbullojë për ndeshjen ndaj Juventusit, teksa ky vendim ka ardhur vetëm në momentet e fundit.

Aktualisht, problem për Rrahmanin mbetet vetëm gjendja fizike duke qenë se është me vetëm një stërvitje të plotë. Me shumë gjasa, mbrojtësi do ta nisë takimin ndaj bardhezinjve nga stoli, për të mos rrezikuar një dëmtim më të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat