Borussia sheh finishin si triumfues

Futboll

Borussia sheh finishin si triumfues

Më: 23 prill 2023 Në ora: 14:29
Borussia sheh finishin si triumfues

Borussia Dortmund ka marrë kreun e renditjes në Bundesliga pas fitores 4-0 ndaj Eintracht Frankurt dhe humbjes që Bayern pësoi në fushën e Mainz.

Trajneri i Dortmund, Edin Terzic, u shpreh i kënaqur me këtë rezultat dhe faktin që ka lënë pas kampionët në fuqi.

“Kjo mbetet një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni, pasi ishim vazhdimisht të bashkuar dhe zotër në fushë.

Pjesa e dytë ishte më e lehtë pas avantazhit të krijuar.

Një fitore që ishte një reagim i mirë pas javës së fundit, ku morëm një leksion rreth asaj që nuk duhet të ndodhë në fushë”, tha Terziq.

“Jemi të parët për s’ka përfunduar ende, pasi kemi edhe 5 ndeshje të tjera deri në fund, duhet të bëjmë ende edhe 5 hapa të fundit.

Nuk duhet të gabojmë më në asnjë hap që do të hedhim, pasi çdo gabim tani është i parikuperueshëm.

Duhet të përfitojmë nga gabimi i Bayern dhe ta ruajmë kreun”, tha Terziq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat