Florent Muslija realizon gol të jashtëzakonshëm në Gjermani

Futboll

Florent Muslija realizon gol të jashtëzakonshëm në Gjermani

Më: 23 prill 2023 Në ora: 16:30
Pamje nga ndeshja

Florent Muslija ka vazhduar shkëlqimin në Bundesliga 2 me fanellën e Paderbornit.

Mesfushori nga Kosova ka gjetur sërish golin në sfidën në udhëtim te Sandhausen.

Ishte minuta e 19-të e ndeshjes, kur reprezentuesi i Kosovës realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për 0-1.

Por Muslija nuk u ndal vetëm me golin, pasi edhe asitoi te goli i dytë i realizuar nga Rohr në barazimin e Paderbornit 2-2.

25-vjeçari kësisoj shkon në kuotën e tetë golave dhe katër asistimeve këtë edicion në Bundesliga 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat