Abouk kërkon 10 milionë euro, Hakimi ofron vetëm 2 milionë euro

Futboll

Abouk kërkon 10 milionë euro, Hakimi ofron vetëm 2 milionë euro

Më: 25 prill 2023 Në ora: 13:48
Hiba Abouk dhe Hakimi

Polemikat vazhdojnë me divorcin mes Hiba Abouk dhe yllit të PSG-së, Ashraf Hakimi.

Ish-futbollisti i Real Madridit është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të re në Paris, ndaj aktorja ka vendosur t’i japë fund lidhjes me të.

Megjithatë, në procedurat e divorcit, Abouk u befasua kur zbuloi se e gjithë pasuria e marokenit ishte në emrin e nënës së tij, diçka që ndryshoi rrënjësisht kushtet e çdo zgjidhjeje të mundshme divorci.

Edhe kështu, ekipi i saj ligjor kërkon 10 milionë euro, ndërsa ai i ofroi vetëm dy milionë.

“La Vanguardia” ka raportuar se aktorja ka vendosur të ngrejë një padi kundër ish-bashkëshortit të saj për mashtrim dhe keqadministrim të aseteve të tyre martesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat