Ramos dhe Mbappe përjashtojnë nga PSG argjentinasin

Futboll

Ramos dhe Mbappe përjashtojnë nga PSG argjentinasin

Më: 25 prill 2023 Në ora: 16:59
Ramos e Mbappe

Leandro Paredes nuk është më i mirëpritur në dhomën e zhveshjes së Paris Saint-Germain. Mesfushori, tashmë i huazuar tek Juventus-i, duket se nuk vlerësohet më nga ish-shokët e tij të skuadrës.

Në veçanti nga Sergio Ramos me të cilin argjentinasi ka pasur një sherr gjatë ndeshjes së grupit të Champions League të këtij sezoni gjatë sfidës kundër Juventus-it.

Kjo mësohet nga media të ndryshme që citojnë L’Equipe dhe shpjegojnë se si edhe në rast të largimit të mbrojtësit spanjoll nga Parisi në fund të sezonit, do të kishte mendime kundër rikthimit të Paredes nga Kylian Mbappe.

Me pak fjalë, qendërmbrojtësi dhe sulmuesi në fakt e kanë “eliminuar” mesfushorin nga formacioni i Galtier dhe nuk kanë ndërmend të ndajnë më asgjë me të.

Të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit, duke pasur parasysh gjithashtu se mesfushori argjentinas ka një kontratë edhe për një vit me parisienët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat