Lahoz merr goditjen e rëndë

Futboll

Lahoz merr goditjen e rëndë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 18:15
Lahoz

Antonio Mateu Lahoz nuk do ta përdorë më bilbilin. Arbitri 46-vjeçar spanjoll, një nga më të famshmit në botë, së fundmi është ulur në detyrë nga komiteti teknik i arbitrave.

Presidenti Luis Medina Cantalejo ka vendosur ta punësojë vetëm në VAR duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Lajmi do të zyrtarizohet në fund të kampionatit dhe sigurisht që do të jetë një goditje e rëndë për arbitrin që ka vendosur drejtësi në 280 ndeshje në kategorinë më të lartë të futbollit profesionist spanjoll, ku arbitron që nga shtatori i vitit 2008.

Lahoz, sipas shtypit spanjoll do të paguajë kritikat e marra për ndeshjen e Kupës së Botës mes Holandës dhe Argjentinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat