Xavi: Ter Stegen na ndihmoi

Futboll

Xavi: Ter Stegen na ndihmoi

Më: 25 prill 2023 Në ora: 18:24
Xavi

Pas 4 vitesh pritje, Barcelona gjendet gjithnjë e më afër rikthimit të “fronin” e La Liga, me skuadrën e drejtuar nga tekniku Xavi, që pas 30 javësh kampionat kanë krijuar një barrierë prej 11 pikësh, mes tyre dhe “galaktikëve” të Real Madrid, që ndodhen në vendin e 2-të të renditjes.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, në kuadër të përballsje së mbrëmjes së nesërme ndaj Rayo Vallecano për javën e 31-të të La Liga, tekniku Xavi theksoi se ende nuk kanë fituar asgjë dhe se çdo ndeshje i afron ata me titullin kampion, por gjithashtu u kërkoi tifozëve për të bërë dhe një “krahasim” mes Barça-s së këtij viti dhe të vitit të shkuar për ta kuptuar edhe më shumë punën e madhë që është bërë te “katalanasit”.

Njerëzit i dinë problemet e Barças në vitet e fundit.

Nuk kemi fituar ende asgjë.

Sigurisht që çdo fitore na jep qetësi më të madhe, çdo ditë që kalon është një më pak. Kemi një avantazh të rëndësishëm, por nuk është përfundimtar.

Nuk po mendoj për golat e pësuar ose rekordin 1-0, madje as për të arritur 100 pikë. Duhet të kujtojmë se ku ishim vitin e kaluar.

Tifozët tanë do ta vlerësojnë nëse fitojmë titullin”,- tha në fjalën e tij, tekniku Xavi.

Më tej, spanjolli u ndal dhe te paraqitjet fantastike të portierit Marc-Andre ter Stegen, i cili ka pësuar vetëm 9 gola në këtë sezon të La Liga ose e përkthyer më mirë ka “lejuar” topin të hyjë në rrjetën e tij në vetëm 7 nga 30 ndeshje.

“E kisha si shok skuadre dhe ishte një avantazh. Ai është një perfeksionist, ai duhej të përmirësohej dhe e bëri.

Për mua sot ai është portieri më i mirë në botë”,- tha Xavi në fjalën e tij, ku nuk munguan elozhet për gjermanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat