Ylli i City-t, gati të bëjë sakrificën e madhe për Barcelonën

Futboll

Ylli i City-t, gati të bëjë sakrificën e madhe për Barcelonën

Më: 25 prill 2023 Në ora: 19:32
Xavi

Mbrojtësi i Manchester City-t, Aymeric Laporte është i pakënaqur me rolin e tij në Eastlands aktualisht dhe po kërkon të ndërrojë këtë verë.

Duket se ai po planifikon një rikthim në futbollin spanjoll.

Laporte nuk është më zgjedhja e parë për Pep Guardiola-n dhe për këtë arsye është i gatshëm të largohet. Ishte përfolur se ish-skuadra e tij Athletic Bilbao është e interesuar të bëjë një përpjekje financiare për ta rikthyer atë.

Megjithatë, Relevo nën të ditur se vetë Laporte dëshiron t’i bashkohet Barcelona-s këtë verë. Ai fiton rreth 6.5 milionë euro në Manchester City, por është i gatshëm ta ulë këtë shifër për të shkuar te Barcelona.

Qendërmbrojtësi ka të njëjtin menaxher me Xavi Hernandez (Arturo Canales) dhe shpreson se kjo gjë mund të funksionojë në favor të tij dhe ta ndihmojë të zbarkojë në Camp Nou.

Aktualisht Barcelona ka katër qendërmbrojtës, dhe pritet të marrë edhe Inigo Martinez këtë verë me kosto zero, por kampi i Laporte-s beson se ata do të jenë të hapur për të shitur edhe Andreas Christensen, prandaj Laporte mund të jetë i nevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat