Guardiola: Arsenalit duhet t`ia imponojmë lojën tonë

Futboll

Guardiola: Arsenalit duhet t`ia imponojmë lojën tonë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 23:43
Guardiola

Pep Guardiola konsideron se kur Manchester City ndeshet të mërkurën me Arsenalin duhet t`ia imponojë mënyrën e vet të lojës.

Dy skuadrat përballen në Premier League në një ndeshje shumë të rëndësishme për titullin.

Arsenal aktualisht kryeson tabelën me shtatëdhjetë e pesë pikë, pesë më shumë se sa City, po me dy ndeshje më pak. 

"Është me të vërtetë ndeshje e rëndësishme.

Jo vendimtare, sepse ende ka shumë ndeshje të vështira për të dyja skuadrat, por ne nuk mund ta mohojmë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje.

Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të imponuar lojën tonë", ka thënë Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat