Konfirmohet lajmi i keq për Allegrin

Futboll

Konfirmohet lajmi i keq për Allegrin

Më: 26 prill 2023 Në ora: 13:57
Allegri

Juventus udhëton drejt Milanos për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë, e planifikuar për sonte në orën 21:00, sfidë ku do të vendoset edhe skuadra e parë finaliste e këtij kompeticioni.

Trajneri Massimilliano Allegri ka publikuar listën e futbollistëve që ka grumbulluar për këtë takim, teksa vlen të theksohet se sulmuesi serb Dusan Vlahovic nuk ia ka dalë të rikuperohet dhe nuk do të udhëtojë drejt Milanos.

Përveç serbit, që është një titullar fiks i bardhezinjve, Allegri do të duhet të bëjë edhe pa shërbimet e Moise Kean, që është prej javësh i dëmtuar, por edhe pa Juan Cuadradon, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë dhe u pezullua dy ndeshje.

Ndërkohë lajm i mirë është rikuperimi i plotë i Bonuccit, që mund ta nisë si titullar dhe ai i Pogba, që mund të luajë të paktën disa minuta në sfidën ndaj zikaltërve.

Inter-Juventus starton në orën 21:00 dhe do të transmetohet në ekranin e SuperSport 1…

Lista e plotë e të grumbulluarve nga Juventus:
PORTIERË: Szczesny, Pinsoglio, Perin;
MBROJTËS: De Sciglio, Bremer, Danilo, Alex Sandro, Gatti, Bonucci, Rugani;
MESFUSHORË: Locatelli, Pogba, Kostic, Miretti, Rabiot, Paredes, Fagioli;
SULMUES: Chiesa, Milik, Di Maria, Soulé, Iling-Junior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat