Trajneri i Legias së Varshavës kursen Ernest Muçin

Futboll

Trajneri i Legias së Varshavës kursen Ernest Muçin

Më: 26 prill 2023 Në ora: 14:32
Ernest Muçi

Ernest Muçi ka pësuar një dëmtim muskulor së fundmi dhe për këtë arsye nuk luajti në ndeshjen e fundit të kampionatit te Legia e Varshavës.

Futbollisti shqiptar është kthyer të stërvitet veçmas grupit.

Por në mediat polake bëhet e ditur se trajneri i skuadrës polake do ta kursejë Muçin për ndeshjen e radhës.

Arsyeja është finalja e Kupës së Polonisë që do të luhet në datën 2 maj kundër Rakoë që po mban vendin e parë në kampionat.

Për këtë arsye Muçi ka nisur që tani të përgatitet për finalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat