Bileta falas për të gjithë tifozët

Futboll

Bileta falas për të gjithë tifozët

Më: 26 prill 2023 Në ora: 14:59
Tifozët

Klubi gjerman i Fortuna Dusseldorf, që militon në Bundesligën e dytë, është gati të bëjë një revolucion të vërtetë në futboll, duke ofruar bileta falas për tifozët e saj.

Risia e klubit do të aplikohet për herë të parë në sezonin e ardhshëm, me të paktën tre ndeshje në shtëpi, ku tifozët do të mund të hyjnë në stadium pa paguar asgjë për biletën.

Plani, që nis sezonin e ardhshëm, synon të shkojë deri në hapjen e dyerve totalisht për të gjithë ndeshjet që Dusseldorf do të luajë në shtëpi, në sezonin 2024-2025.

Bëhet fjalë për një risi të jashtëzakonshme për një klub si Fortuna Dusseldorf, stadiumi i të cilit ka një kapacitet prej pak më tepër se 54 mijë tifozësh dhe që ka një mesatare prej rreth 29 mijë persona për ndeshje.

“E urreja CR7”, rrëfimi në 360 ° i Dybalës: Numri 10 te Roma? Kurrë mos thuaj kurrë! Mbreti është Mou

Drejtuesit e klubit kanë shpjeguar planin, ku pranojnë se të ardhurat nga stadiumi janë rreth 8 milionë euro në sezon, të cilat do të rikuperohen falë kontratave afatgjata të nënshkruara me sponsorët.

Natyrisht që tre ndeshjet e sezonit të ardhshëm do të jenë një test i mirë për të parë nëse tifozët e Fortuna Dusseldorf do t’ia dalin të mbushin shkallët e “Merkur Spiel Arena”, që duket se është edhe qëllimi kryesor i hapjes së dyerve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat