Katër mungesa ndaj West Hamit

Futboll

Katër mungesa ndaj West Hamit

Më: 26 prill 2023 Në ora: 15:58
Klopp

Liverpooli është kujtuar ndoshta vonë për të kapur trenin që të çon në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Megjithatë skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp do të tentojë deri në javën e fundit për të arritur objektivin më minimal të sezonit, por që në fakt është kthyer në më të rëndësishmin.

Sonte në mbrëmje, Liverpuli do të përballet me Uest Hemin, që ka lënë pas një periudhë delikate dhe është kthyer te fitoret.

Një fitore që fundjavën e kaluar i shpëtoi vendin e punës trajnerit David Mojes.

Pikërisht, Jyrgen Klopp nuk ka harruar të bëjë humor me kolegun e tij tek West Ham.

“Nëse West Ham do të kishte shkarkuar David Mojesin, unë do të bëhesha trajneri më i moshuar në Premier.

Ndaj bën mirë që David të qëndrojë. Përtej shakasë, unë mendoj se ai është një trajner i shkëlqyer dhe një koleg i mrekullueshëm.

Ai e ka kthyer Uest Hemin në një skuadër shumë të rrezikshme.

Ndaj parashikoj një sfidë mjaft të vështirë në Londër. Gjithsesi, ne kemi objektivat tanë dhe nuk mund të ndalemi tani. E dimë se objektivi është i vështirë, por nuk do të heqim dorë”, tha Klop.

Për takimin e sotëm ndaj “çekanëve”, trajneri gjerman do të ketë katër mungesa, mes të cilëve dhe Roberto Firmino e Nabi Keita. Sakaq, në pikëpyetje është dhe mbrojtësi Konate që ka shfaqur disa probleme.

Por edhe pse disi i cunguar në lojtarë, Klop shpreson në maksimumin ndaj West Hamit.

“Nëse duam të shkojmë në Europë duhet të vëmë në provë karakterin tonë, forcën tonë.

Nuk mund të flasim për vazhdimësi, pasi kemi fituar vetëm dy ndeshje radhazi. Edhe në ndeshjen e kaluar kemi hasur vështirësi në mbrojtje. Duhet të përmirësohemi nëse vërtet mendojmë të arrijmë objektivat që kemi.

Mungesat janë një problem më vete, megjithatë nuk duhet të na shërbejnë për t’u shfajësuar”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat