Atletico përmbys Mallorcan, Almeria fiton me Getafen

Futboll

Atletico përmbys Mallorcan, Almeria fiton me Getafen

Më: 26 prill 2023 Në ora: 22:30
Pamje nga ndeshja Atletico - Mallorca

Altetico e Madridit bën detyrën përballë Mallorcas së Vedat Muriqit në “Wanda Metropolitano”, ku triumfoi me përmbysje 3-1. “Los Colchoneros” edhe pse u ndëshkuan në minutën e 20-të nga Nastasic, ia dolën jo vetën të barazonin, por edha ta fitonin bindshëm sfidën.

Në kohës shtesë të fraksionit hapës, De Paul nuk fali me një goditje të fortë shumë pranë zonës së portierit.

Sapo nisi pjesa e dytë, Alvaro Morata u dhe për herë të parë epërsinë Atleticos (2-1), ndërsa në të 77-tën mbylli llogaritë me Mallorcan Carrasco me golin e rezultatit përfundimtar 3-1.

Fitore surprizë e Almerias 1-2 në fushën e Getafes.

Për miqtë realizoi dygolësh kolumbiani Luiz Suarez, ndërsa goli i Mayoral vlejti vetër për statistikë.

Me këtë sukses Almeria katapultohet në vendin e 15-të me 33 pikë, duke parakaluar në renditje edhe Getafen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat