Nuk ndalin kritikat ndaj Oliver Kahnit

Futboll

Nuk ndalin kritikat ndaj Oliver Kahnit

Më: 27 prill 2023 Në ora: 13:28
Kahn e Metteus

Shkarkimi i Nagelsmanit shërbeu si mollë sherri mes Oliver Kahn dhe Lotar Mateus.

62-vjeçari nuk ka ndërmend t’i “ulë armët”, duke shfrytëzuar hapësirën në prestigjiozen “Sky Sport”.

“Rekordmeni” ka pohuar se shefi i bavarezëve e ka mendjen të luajë gol, sesa te politikat drejtuese:

“Oliver ka interesa të tjera përpara se të merret me parandalimin e krizës në Mynih. I pëlqen të luajë golf dhe të rrijë i pashqetësuar.

Kush është përgjegjësi këtu?! Si mund ta kuptojë dhimbjen e tifozëve kur s’e dëgjon revoltën e mbështetësve, të cilat janë ata që e përjetojnë më shumë nga ana emocionale.

Me shkarkimin e Nagelsmanit, besimi ka humbur dhe vështirë të rikuperohet”, e mbylli Mateus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat