Getafe shkarkon trajnerin

Futboll

Getafe shkarkon trajnerin

Më: 27 prill 2023 Në ora: 13:53
Quique Sanchez Flores

Getafe shkarkon trajnerin!

Humbja 1-2 ndaj Almerias ishte fatale për trajnerin Quique Sanchez Flores.

Getafe shkarkoi trajnerin Flores, kjo për shkak se pas humbjes ndaj Almerias renditet në vend të 17-të, duke rrezikuar shumë, pasi rezultatet që do të marrin Valencia dhe Espanyol mund ta dërgojnë në La Liga 2.

Lajmin e shkarkimit të trajnerit e ka bërë publik vetë klubi i Getafes në një reagim në faqen zyrtare të klubit, ndërsa e falënderoi teknikun për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat