Gati ofertën për mesfushorin me ndikim te Interi

Futboll

Gati ofertën për mesfushorin me ndikim te Interi

Më: 27 prill 2023 Në ora: 14:53
Nikolo Barella

Klubi anglez, Liverpulli po përgatit një ofertë të madhe për të tentuar të blejë mesfushorin Nikolo Barella nga Interi. Italiani është një nga mesfushorët më të mirë në treg që menaxheri Jurgen Klop beson se mund të forcojë skuadrën e tij.

Klop dëshiron një skuadër që mund të sulmojë dhe të mbrohet shumë më mirë se sa kanë arritur deri më tani këtë sezon.

Sipas mediumit “SportMediaset”, Liverpulli e vlerëson shumë Barellan dhe mund të ofrojë deri në 85 milionë euro për nënshkrimin e tij.

26-vjeçari ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm në Inter në sezonet e fundit.

Barella ka fituar titullin e Serie A, Kupën e Italisë dhe dy trofe të Superkupës së Italisë në kohën e tij në klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat