Elmas: Raspadori më ka 500 euro borxh për asistin që i dhashë

Futboll

Elmas: Raspadori më ka 500 euro borxh për asistin që i dhashë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 16:16
Raspadori

Mesfushori i Napolit, Eljif Elmas ka deklaruar së fundmi se Raspadori i ka 500 euro borxh.

Duke folur për mediet pas fitores 0-1 ndaj Juventusit në kampionat, mesfushori maqedonas u shpreh me shaka se për asistin e dhënë shoku i skuadrës i ka borxh 500 euro.

“Unë thjesht prisja që Zielinski të kalonte topin.

Kur ai më pasoi, pashë Osimhen duke shkuar përpara dhe kështu e zgjata për Giacomo.

Gjithmonë i them Giacomos para ndeshjeve:

‘Unë do të të jap një asist sonte, kështu që t’i mund të më japësh 500 euro.

’ Me Juven ia dhashë por nuk më ka dhënë akoma”,-deklaroi Elmas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat