Beckham takon Messin në Paris

Futboll

Beckham takon Messin në Paris

Më: 27 prill 2023 Në ora: 20:38
Messi

Lionel Messi është takuar së fundmi me David Beckham në terrenin stërvitor të Paris- Saint German.

Kujtojmë që Beckham është pronari i klubit të MLS, Inter Miami dhe Messi ka qenë prej kohësh një nga objektivat e tij.

PSG ka ndarë në faqen zyrtare foton e Messit dhe Backham, pjesë e fotos është edhe Verrati.

E ardhmja e Messit është ende e paqartë edhe pse ai ka pasur një performancë në rritje në sezonin e tij të dytë në Paris.

Mediat prej kohësh shkruajnë për të ardhmen e tij, ndërsa ky takim ka qenë një “ushqim” i mirë për ta.

Për argjentinasin pritet që edhe Barcelona të bëjë gjithçka në fundin e sezonit për ta rikthyer në “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat