Shtypi italian i pamëshirshëm ndaj Allegrit dhe Juves

Futboll

Shtypi italian i pamëshirshëm ndaj Allegrit dhe Juves

Më: 27 prill 2023 Në ora: 20:58
Pamje nga ndeshja

Interi është finalisti i parë i Kupës së Italisë. Zikaltrit mposhtën Juventus 1-0 në ‘San Siro’, në gjysmëfinalen e kthimit.

E kështu, pas barazimit në ndeshjen e parë, skuadra e teknikut Inzaghi kualifikohet në aktin final të kompeticionit.

Ndeshja e kthimit u vendos nga një gol i Dimarcos në minutën e 15′, që i dha drejtim një ndeshje në përgjithësi jospektakolare.

Gazetat në Itali nuk kanë treguar mëshirë për lojën që zhvilloi skuadra bardhezi.

E përditshmja torineze ‘Tuttosport’ si titull kryesor ka vendosur:

Juventusi i Allegrit për të ardhur keq. Referuar lojës së keqe zhvilluar nga ekipi bardhezi.

‘Corriere dello Sport’ ka vendosur në faqen e parë autorin e golit të vetëm dhe të kualifikimit Federico Di Marco me titullin: Simeone ngel në klasë Allegrin.

Ndërkohë ‘La Gazzeta dello Sport’ shkruan: Inter i bukur në Kupë. Duhet përmendur se në pesë gjysmëfinalet e mëparshme kundër Juventusit, Inter është eleminuar gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat