Rrahmani merr “dhuratën” e parë nga Spalletti

Futboll

Rrahmani merr “dhuratën” e parë nga Spalletti

Më: 28 prill 2023 Në ora: 10:38
Rrahmani

Napoli mund të shpallet matematikisht kampione e Italisë këtë fundjavë, duke qenë se do të presë në shtëpi Salernitanën. Më herët, do të luhet takimi Inter – Lacio dhe nëse kryeqytetasit ndalen ndaj zikaltërve, atëherë Napoli me një fitore feston titullin kampion.

Pas dëmtimit të pësuar pak ditë më parë, Rrahmani u la pushim ndaj Juventusit dhe u aktivizua vetëm një minutë në fund të takimit. Por, ndryshe do të jetë situata për të në ndeshjen që mund ta shpallë kampion.

Mediat në Itali raportojnë se Napoli do të zbresë në fushë me më të mirët dhe mbrojtësi shqiptar është planifikuar si titullar.

Së bashku me Rrahmanin, edhe Zielinski do të marrë një fanellë titullari. Takimi mes Napolit dhe Salernitanës do të zhvillohet të dielën në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat