Derbi i Drenasit

Futboll

Derbi i Drenasit

Më: 28 prill 2023 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Krahas elitës së futbollit të Kosovës, në fundjavë do të zhvillohen edhe ndeshjet e xhiros së 24-të në dy grupet e Ligës së Parë.

Ndeshja e parë e kësaj jave zhvillohet në Prizren, ku Liria pret Istogun.

Të shtunën në Drenas zhvillohet derbi i qytetit mes Feronikelit dhe KF Drenasit, derisa A&N pret Rilindjen.

Vëllaznimi pret Trepçën, ndërsa Phoenix përballet me Rahovecin.

Ndeshje shumë interesante na presin edhe në Grupin B, ku lideri Fushë Kosova përballet me Kikën, ndërsa Ulpiana takohet me Vjosën.

Vushtrria para adhuruesve të vet takohet me Flamurtarin, derisa dy sfida interesante janë ato mes Arbërisë – 2 Korrikut dhe Vllaznisë së Pozhoranit – Ramiz Sadikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat