Chelsea nuk heq dorë nga Onana

Futboll

Chelsea nuk heq dorë nga Onana

Më: 28 prill 2023 Në ora: 14:43
Onana

Chelsea nuk heq dorë nga Onana.

Portieri kamerunas po shkëlqen me Interin këtë sezon dhe drejtuesit e klubit londinez kanë bërë ofertën e parë, duke propozuar një këmbim kokë më kokë me spanjollin Kepa Arrizabalaga.

Natyrisht ky propozim nuk ka joshur zikaltrit, që janë treguar të gatshëm të shesin kamerunasin, por ose në këmbim të parave kesh, ose duke përfshirë në marrëveshje lojtarë si Chalobah apo Loftus-Cheek.

I pari u kërkua nga Interi edhe verën e kaluar, teksa zikaltrit e shohin si zëvendësuesin ideal të Milan Skriniar.

Për më tepër, Chalobah ka treguar se di të luajë në të tre pozicionet e mbrojtjes me tre, por edhe në rreshtimin me katër.

Nga ana tjetër, Loftus-Cheek është kërkuar edhe më herët nga zikaltrit, që asnjëherë nuk kanë gjetur formulën e duhur për të bindur Chelsean.

Ndërkohë, Marotta e Ausilio kanë piketuar edhe pasuesin e Onanës, që duket se është italiani Guilielmo Vicario. Ky i fundit spikati te Cagliari dhe prej dy sezonesh është pjesë e Empolit në Serinë A, teksa transferimi te Interi mund të arrihet për një shifër prej jo më shumë se 10-12 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat