Komisioni i Disiplinës gjobit Vllazninë dhe Tiranën, pezullohet 5 ndeshje lojtari i Kastriotit

Futboll

Komisioni i Disiplinës gjobit Vllazninë dhe Tiranën, pezullohet 5 ndeshje lojtari i Kastriotit

Më: 28 prill 2023 Në ora: 16:51
Logo e Komisionit të Disiplinës

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nxjerrë vendimet për javën e fundit të kampionateve në vendin tonë.

Për sjellje të gabuar të spektatorëve, Vllaznia dhe Tirana janë gjobitur me nga 50 mijë lekë gjobë.

Ndërsa lojtari i Kastriotit, Eneid Kodra është pezulluar me pesë ndedhje për sulm ndaj kundërshtarit.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF:

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KS Kastrioti, Eneid Kodra, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i AK Shqiponjat U-19, Denis Kola, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i AF Elbasani U-19, Ruken Hoxha, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Turbina U-15, Andi Bibo, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Turbina U-15, Ilir Cerriku, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Albanet, Amri Jonuzi, për sjellje josportive ndaj kundershtarit dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 47/1/d dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i BTL, FSHF Sunday League, Kreshnik Sinanaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i BTL, FSHF Sunday League, Kevi Beqiri, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i ELSO, FSHF Sunday League, Alaudin Karushi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i ELSO, FSHF Sunday League, Erald Shehu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Apolonia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Abissnet Superiore U-21, kundër FK Partizani U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Kukësi U-19, Dajen Rexhmati, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti, Endri Goxhi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti, Erando Seferi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat