Rast për Asllanin?

Futboll

Rast për Asllanin?

Më: 28 prill 2023 Në ora: 16:52
Asllani

Niccolo Barella dhe Hakan Calhanoglu janë në dyshim për ndeshjen e radhës në kampionat.

Dy mesfushorët dolën nga fusha të dëmtuar në duelin ndaj Juventusit për shkak se shfaqën probleme muskulore.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, asnjë prej tyre nuk ka dëmtim të rëndë dhe mund të jenë gati për të luajtur ndaj Lazios.

Trajneri Inzaghi mund t’i lërë pushim për t’i pasur në gjendjen më të mirë për gjysmëfinalen e parë ndaj Milanit në Champions.

Ky mund të jetë një shans i mirë për Asllanin për ta nisur ndeshjen si titullar, edhe pse trajneri Inzaghi duket se preferon më shumë Brozovic dhe Gagliardinin para tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat