Galtier: Ata kanë një privilegj të madh

Futboll

Galtier: Ata kanë një privilegj të madh

Më: 28 prill 2023 Në ora: 16:59
Galtier

Rinovimi i Sergio Ramos, përdorimi i pakët i lojtarëve të rinj dhe mungesa e “ambicies” së ekipit të tij.

Këto janë disa nga temat e trajtuara në konferencën për shtyp nga Christophe Galtier në prag të ndeshjes kundër Lorient:

“Sergio po vinte nga një sezon i vështirë për shkak të dëmtimit.

Ai bëri përgatitje të plotë, si një profesionist i vërtetë. Ai solli përvojë, është një lojtar i rëndësishëm për dhomën e zhveshjes.

Pati bisedime mes tij dhe drejtuesve, jam i kënaqur me sezonin e tij. Ai është një shembull për të gjithë”.

Lojtarët e rinj pak të përdorur: “Ata kanë një privilegj të madh, atë që janë në gjendje të stërviten me lojtarë të një niveli të jashtëzakonshëm çdo ditë.

“Të kesh hapësira te PSG është e vështirë si në çdo ekip që luan në Champions League. Unë nuk mund të bëj dhurata, kampionati ende nuk është mbyllur”.

Paraqitjet e fundit: “Kundër Angers ne ndaluam së luajturi pas pjesës së parë dhe ia vura në dukje këtë skuadrës. Mbappe dhe Messi duan të jenë golashënuesi më i mirë dhe lojtari me më shumë asiste, por ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Në pjesën e dytë askush nuk lëvizte përpara”.

Merkato: “Klubi e di se ku duhet të ndërhyjë. Ne po shikojmë në Francë, por edhe në nivel ndërkombëtar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat