Upamecano i shtohet listës së lëndimeve te Bayerni

Futboll

Upamecano i shtohet listës së lëndimeve te Bayerni

Më: 28 prill 2023 Në ora: 19:13
Upamecano

Dayot Upamecano do të jetë jashtë fushave për dy javë pasi pësoi një tendosje muskulore gjatë stërvitjeve

Trajneri i Bayern Munichit, Thomas Tuchel, konfirmoi lajmin duke folur përpara ndeshjes kundër Hertha Berlinit.

Bayernit gjithashtu do t’i mungojnë edhe Eric Maxim Choupo-Moting dhe Alphonso Davies për sfidën e radhës.

Leon Goretzka dhe Kingsley Coman nuk u stërvitën të këtë të premte, por duhet të jenë në gjendje të luajnë kundër Herthas, sipas Tuchelit.

Ndeshja mes Bayernit dhe Hertha Berlinit do të zhvillohet të dielën, në “Allianz Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat